Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit
FotoArkiv/ Jamarber Malltezi - Sali Berisha

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jamarbër Malltezit, për masën e sigurisë arrest në shtëpi. Masë e vendosur nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Iliriana Olldashi.

Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, akuzohet për veprën penale korrupsion lidhur me privatizimin e Kompleksit Partizani.

Kujtojmë se më 21 nëntor të 2023, Gjykata nxori nga qelia Malltezin, duke ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Malltezi ka përfituar sipas SPAK, 5.4 milionë euro apo rreth 7 miliardë lekë, me favorizimin e Berishës si kryeministër asoj kohe sa i takon kompleksit Partizani.

Në bashkëpunim me Fatmir Bektashin, Malltezi është paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike.

Bektashi, ka ndihmuar Malltezin që nëpërmjet “Homeplan” sh.p.k., të realizonin fshehjen e origjinës së vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të shtetasit Malltezit, duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi. Po ashtu SPAK ka vënë në sekuestro preventive 25 pasuri të Malltezit, ndër të cilat edhe vilën në Gjirin e Lalëzit. Gjithashtu i janë sekuestruar edhe 6 llogari bankare si dhe aksionet në disa kompani.

Më herët po ashtu Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe rekursin e Jamarbër Malltezit, i cili kërkoi kthimin e celularit, kompjuterave dhe disa dokumentave që iu sekuestruan në kuadër të hetimeve për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese