Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit të skandalit CEZ-DIA

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit të skandalit
Kastriot Ismailaj

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Kastriot Ismailajt, ish-administratori i kompanisë DIA, lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë që e dënoi atë me 11 vite burg.

Ismailaj u shpall fajtor në 2018 për kryerjen e veprës penale “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”.

Kastriot Ismailaj, pronar i kompanisë DIA rezultoi i përfshirë në atë që konsiderohet si rasti më i madh i korrupsionit dhe mashtrimit në historinë e Shqipërisë. Ismailaj u arrestua në maj të vitit 2015 dhe u shpall fajtor në vitin 2017. Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 11 vite burg, për akuzat “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Sipas akuzës, Ismailaj duke falsifikuar dokumentat arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë Euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer.

Çështja u rikthye në dyert e SPAK pas një kërkesë që deputeti Taulant Balla bëri për rigjykimin e dosjes në vitin 2020 në ngarkim të disa personave, ndër ta edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Biznesmeni ishte pronari i kompanisë “DIA”, e cila lidhi marrëveshje me “CEZ-Albania” me qëllim mbledhjen e borxheve financiare të klientëve që kishin detyrime financiare në mospagimin e energjisë elektrike në Shqipëri.

Por kjo marrëveshje ishte një dështim total dhe mashtrim me vlerë dëmi 5 milion euro. Për shkak të humbjeve të mëdha, që pësoi kompania me qendër në Pragë dhe mos mbledhja e borxheve, shteti Shqiptar vendosi të largojë firmën energjitike Çeke,“CEZ-Albania”. Për rrjedhojë CEZ, nisi proces arbitrazhi kundër Shqipërisë për dëmet dhe Shqipëria u detyrua t’i paguajë CEZ-it 95 milionë euro për të rimarrë pronësinë e kompanisë.

Ndërsa në Shqipëri, prokuroria nisi paralelisht një proces penal, duke arrestuar e dënuar me 11 vite burgim Kastriot Ismailaj. Njëherësh këtij të fundit ju konfiskuan 5 milion euro në llogaritë e tij bankare, duke ja kaluar buxhetit të shtetit. Marrëveshja “CEZ Albania” dhe “DIA”, vijon të hetohet nga SPAK dhe shfaqë shqetësim për funksionare dhe ish-funksionare të lartë të shtetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese