
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për ekstradimin e Dritan Goxhajt, i cili kërkohet nga gjykata Speciale.
Gjykata e Lartë ka refuzuar ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë, duke kërkuar sërish ekstradimin e tij drejt Kosovës.
Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik, të vitit që lamë pas, për llogari të Gjykatës Speciale, pasi akuzohej për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.
Arrestimi i tij u bë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Nga qelia asaj kohe, Goxhaj shkruajti një letër ku e cilësoi si të padrejtë vendimin e marrë dhe akuzoi ministrin Ulsi Manja, gjyqtaren e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës, Alma Kolgjoka, kryeprokurorin e Tiranës, Arens Çela dhe disa zyrtarë të tjerë.
Me këtë vendim të marrë Goxhaj tha se kanë vërtetuar që Serbia është instaluar thellë te Prokuroria dhe sistemi i drejtësisë. Ai la qelinë më 10 tetor. Menjëherë pas daljes Goxhaj tha se arrestimi i tij ishte një tentativë për ta trembur dhe për t’ ua mbushur mendjen se UÇK nuk ishte në rrugën e drejtë.