Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon Ajola Xoxën dhe Arbër Veliajn, legjitimohen kontrollet e BKH-së

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Lartë rrëzon Ajola Xoxën dhe Arbër Veliajn,
Ajola Xoxa

Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e Ajola Xoxës dhe vëllait të kryebashkiakut Erion Veliaj, Arbër Veliaj për kontrollet e ushtruara në banesat e tyre më 6 dhjetor të vitit të kaluar.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ushtruan kontrolle të imtësishme në banesën e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshortes Ajola Xoxa, si dhe në ambientin e vëllait të kryebashkiakut, Arbër Veliaj.

Këto kontrolle u kryen me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe me vendim të GJKKO.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë deklaroi:

Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga ankuesit, Arbër Veliaj dhe personi juridik ‘Gogel SHPK’, si dhe Ajola Xoxa dhe shoqëria tregtare ‘Partners Laë SHPK’, kundër vendimit nr. 265 (87-2024-388), datë 24.12.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Ky vendim i dhënë nga Gjykata e Lartë ka legjitimuar përfundimisht kontrollet që janë ushtruar në banesën e kryebashkiakut dhe të familarëve të tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese