Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata e Fierit lë në burg Azgan Mernicën, vrasësin 23 vjeçar të policit të "Shqiponjave"

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Fierit lë në burg Azgan Mernicën, vrasësin 23
Azgan Mernica, RENEA dhe Novruz Cenaliaj

Azgan Mernica, 23 vjeçari që vrau me plumb në kokë policin e "Shqiponjave" në Fier, Novruz Cenaliaj, do të qëndrojë në qeli. Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg" për të.

Asnjë avokat nuk ka pranuar të marrë përsipër mbrojtjen e vrasësit 23 vjeçar, ndaj togat e zeza kanë caktuar një avokat kryesisht të paguar nga shteti.

Azgan Mernica është shoqëruar në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie dhe i veshur me jelek antiplumb, nga frika e një hakmarrje të mundshme. Më 13 Maj, pas një konflikti banal ai qëlloi me plumb pas koke efektivin Novruz Cenaliaj, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Gjykata e Fierit lë në burg Azgan Mernicën, vrasësin 23
Azgan Mernica me jelek antiplumb ne gjykate

Prokuroria e Fierit ka ngritur ndaj Azgan Mernicës akuzë për dy vepra penale, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Edhe pse kishte kryer një akt makabër ai nuk u shfaq i penduar dhe ishte tepër i qetë, para hetuesve teksa pranoi se kishte vrarë efektivin se kishte menduar se e kishte sharë.

23-vjeçari tregoi para oficerëve të policisë gjyqësore se si nisi konflikti me policin dhe mënyrën se si më pas e qëlloi për vdekje. I riu tha se shkak për debatin e tyre u bë shpejtësia me të cilën ai po qarkullonte. Ishte efektivi ai i cili i kishte kërkuar Mernicës të ndalonte dhe i kishte thënë: “Ku shkon me këtë shpejtësi?”.

Në momentin që efektivi ishte kthyer me shpinë, 23-vjeçari ka treguar se në gjaknxehtësi kishte nxjerrë armën nga çanta dhe e qëlloi me një plumb mbrapa në kokë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

“Unë isha duke ikur me makinë nga qyteti në fshat, kisha marrë makinën e dajës dhe nënën do e çoja tek daja. Isha duke ecur shpejt dhe shkëmbehem me policin që shkonte nga fshati në qytet dhe për pak sa nuk u përplasa me të. Ai më bëri me shenjë ndalo. Unë zbrita nga makina. Zbriti dhe ai nga makina. Aty kemi bërë llafe.

Ai më tha ku shkon ti me këtë shpejtësi more, dhe më ofendoi. Kur ai bëri me dorë unë kujtova se më shau dhe u nxeha. Momenti që u kthye për të hipur në makinë, unë nxora pistoletën nga çanta dhe e qëllova te koka mbrapa. Shkova te daja dhe e lashë makinën atje. Pastaj kam ecur në këmbë nëpër fusha e disa kanale. Në kanale lëviza e qëndrova për 48 orë”, është shprehur i riu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese