Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për vëllain e deputetit socialist

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për vëllain e deputetit
Armando, vëllai i deputetit socialist, Eduard Ndreca

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë në Lezhë për Armando Ndrecën, i cili është vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca.

Sipas vendimit të Gjykatës nuk ka prova që vërtetojnë përfshirjen e Armando Ndrecës në kultivimin e lëndëve narkotike në një stan në një fshat të Lezhës.

Më herët u bë e ditur se gjatë operacionit në këtë fshat, policia e Lezhës arrestoi 2 persona. Pas hetimeve të mëtejshme, në datën 10 mars u arrestua edhe vëllai i deputetit socialist, Armando Ndreca si i dyshuar që është i implikuar në këtë ngjarje.

Por këto pretendime të policisë, gjykata i hodhi poshtë për së dytin herë, pasi sipas tyre nuk ka prova që vërtetojnë përfshirjen e tij, si dhe vendimi përcakton që Ndreca të lihet i lirë deri në gjetjen e provave faktike.  

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed