Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata “çon në shtëpi” protestuesin që hodhi molotov mbi kokat e gazetarëve

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata “çon në shtëpi” protestuesin që hodhi
FotoMontazh/ Autori, Sokol Bushkolaj dhe pamje nga shpërthimi i molotovit para Bashkisë Tiranë

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të lërë në arrest shtëpie protestuesin Sokol Bushkolaj, i cili gjatë protestës së Rithemelimit të zhvilluar disa ditë më parë hodhi molotov para qytetarëve dhe gazetarëve të pranishëm.

Më herët, Prokuroria kishte kërkuar që të vihej masa e sigurisë “Arrest me Burg”, pasi Bushkolaj kishte bërë tentativë vrasje me dashje, por kjo kërkesë duket se është hedhur poshtë nga Gjykata.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Rithemelimi në bashkëpunim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit zhvilluan protestën e radhës, që i paraprin edhe shumë tubimeve të tjera të bëra më parë, të cilët kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit me aferën korruptive të drejtorëve 5D.

Situata në këto protesta shpeshherë ka eskaluar në përdorimin e flakadanëve, molotovëve apo edhe konfrontime fizike midis protestuesve dhe forcave policore.

Megjithatë, dhuna e ushtruar gjatë tubimeve është dënuar nga politikanët, organizatat jo-qeveritare dhe ndërkombëtarët, të cilët kanë bërë thirrje për protesta paqësore, por duket se kërkesat e tyre kanë rënë në “vesh të shurdhër”, pasi po përsëritet i njëjti skenar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese