Hapësire reklamuese

Aktualitet

GJKKO rrëzon sërish kërkesën për Berishën dhe Malltezin, Gjokutaj: Kemi humbur betejën, por jo luftën

Shkruar nga Newsbomb
GJKKO rrëzon sërish kërkesën për Berishën dhe
FotoArkiv/ Malltezi - Berisha

Edhe një herë tjetër GJKKO ka rrëzuar kërkesën për revokimin e masave për ish-kryeministrin Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin.

Është lënë në fuqi masa "arrest në shtëpi", pavarësisht pretendimeve të avokatëve mbrojtës. Avokati Genc Gjokutaj tha se prej disa kohësh tashmë paraqitet i njëjti tekst.

Po ashtu Gjokutaj tha se kanë humbur një betejë, por që lufta vazhdon dhe se do të fitojnë. Madje ai nuk ka kursyer edhe sulmet ndaj SPAK, duke quajtur parti politike.

“I njëjti tekst me të njëjtat fakte. Kishte një shtesë që SPAK kishte dërguar një kërkesë në lidhje me faktin nëse ndërtimet kishin apo jo mbrojtje nga zjarri. Kjo ishte një risi që besoj do t’i japë shtysë hetimeve. Ne u shtymë për t’u njohur sepse janë shumë fashikuj që ata ti prezantojnë për fakte të reja, por ne kuptojmë që është i njëjti tekst.

Ne nuk kemi humbur në shkallët e gjykatave ne kemi konstatuar shkeljet skandaloze në këtyre gjykatave. Ne kemi humbur disa beteja, por nuk kemi humbur luftën. SPAK po vepron si parti politike, por ne do të vazhdojmë në rrugë ligjore” tha Gjokutaj.

Berisha dhe Malltezi ndodhen në arrest shtëpie, pasi akuzohen si të përfshirë në aferën e dosjes “Partizani”. Malltezi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendor” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në njoftimin e SPAK thuhet se Malltezi ka përfituar 5.4 milionë euro apo rreth 7 miliardë lekë, me favorizimin e Berishës si kryeministër sa i takon kompleksit Partizani.

Sipas SPAK, nga Berisha është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.

Nga ana e Berishës, në cilësinë e tij si Kryeministër, janë kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.

Po ashtu Berisha si kryeministër ka kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe bashkëshorti i vajzës së tij.

Sakaq, Malltezi në bashkëpunim me Fatmir Bektashi, është paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike.

Po ashtu SPAK ka vënë në sekuestro preventive 25 pasuri të Malltezit, ndër të cilat edhe vilën në Gjirin e Lalëzit. Gjithashtu i janë sekuestruar edhe 6 llogari bankare si dhe aksionet në disa kompani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese