Hapësire reklamuese

Aktualitet

GJKKO nuk beson se Erzen Breçani ka frikë nga burgu dhe e lë në qeli

Shkruar nga Newsbomb
GJKKO nuk beson se Erzen Breçani ka frikë nga burgu dhe e lë
Ish-nëndrejtorit të policisë së Tiranës, Erzen Breçani

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-nëndrejtorit të policisë së Tiranës, Erzen Breçani për lirimin nga qelia pasi pretendon se ka probleme shëndetësore.

Në kërkesën e bërë më herët, Erzen Breçani ka deklaruar se vuan nga zemra dhe klaustrofobia, ku kjo e fundit është sëmundje psikologjike, personi i cili e mbart ka frikë nga ambientet e mbyllura.

Për këtë çështje, janë kryer dy ekspertiza mjekoligjore nga ana e ekpertëve, të cilat kanë vërtetuar se Breçani është në një gjendje të mirë shëndetësore dhe mund të përballojë qëndrimin në burg. Si rezultat i kësaj, GJKKO ka vendosur ditën e sotme që ta lërë atë në qeli për të vuajtur dënimin.

Kujtojmë se ish- nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani u arrestua në nëntor të vitit të shkuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza” të zhvilluar nga SPAK.

Breçani dhe ish-shefi i Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni dolën në përgjimet e SKY ECC, ku vërtetohej se ato kishin marrë pjesë në disa veprimtari kriminale të ndodhura në Shqipëri, si dhe në trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Europës. Ndaj Erzen Breçanit rëndon akuza e pastrimit të parave me HEC-et që ai ka ndërtuar në Valbonë, para këto që vinin nga trafikimi i drogës.

Megjithatë, Breçani ka bërë vazhdimisht kërkesë në Gjykatë për zbutje të masës së dënimit, por kjo gjë nuk është marrë parasysh nga organi gjyqësor.

Pak ditë më parë ishte Gjykata e lartë, ajo që rrëzoi kërkesën e Erzen Breçanit, Dedan Gjonit, Besmir Muratit dhe Bujar Ajeti (Gremizi) për zbutje të masës së sigurisë të ndërmarrë kundrejt tyre.

Të gjithë këta të pandehur u arrestuan me urdhër të SPAK në nëntor të vitit 2023.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese