Hapësire reklamuese

Aktualitet

GJKKO dënon me 2 vite burg ish-kreun e Dhomës së Avokatisë, Arben Lenën

Shkruar nga Newsbomb
GJKKO dënon me 2 vite burg ish-kreun e Dhomës së Avokatisë,
Ish-kreu i Dhomës së Avokatisë, Arben Lena

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbutur masën e dënimit për avokatin dhe ish-kryetarin e dhomës së Avokatisë, Arben Lena, nga 3 duke e dënuar me 2 vite burgim, ndërsa i është hequr për 3 vite edhe e drejta për të ushtruar profesionin në organet e drejtësisë.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Lena, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Arben Lena me 2 (dy) vite burgim. Në aplikim të nenit 39 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar profesionin për të pandehurin Arben Lena për një periudhë kohore prej 3 (tre) vjetësh”,- thuhet në njoftimin e GJKKO-së.

Ish –kreu i Dhomës së Avokatisë, Arben Lena u arrestua nga SPAK si i përfshirë në grupin prej 5 personash, të cilët kishin tentuar që të korruptonin zyrtarë publikë në Gjykatën e Korçës me qëllim zbutjen e masës së sigurisë ndaj Bledar Koziçit, i ndaluar për trafikun e paligjshëm të emigrantëve.

Provat kundër Lenës u gjetën në celularin e tij pas sekuestrimit, ku komunikime me personat e përfshirë ngritën dyshime të arsyeshme për SPAK, se edhe avokati është pjesë e skemës së korrupsionit.

Skema korruptive u godit më 26 dhjetor të vitit 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër në detyrim paraqitje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese