Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjimnazisti e ofendonte në rrjete sociale, mësuesi humb toruan dhe dhunon keq nxënësin e tij (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Gjimnazisti e ofendonte në rrjete sociale, mësuesi humb toruan dhe
Foto ilustruese

Një mësues i një shkolle në Poliçan është marrë nën hetim në gjendje të lirë pas denoncimit të një nxënësi të tij me pretendimin se mësuesi ka ushtuar dhunë fizike ndaj këtij të fundit.

Bëhet fjalë për Ervis Shpata i cili dyshohet se ka kanosur 18-vjeçarin me iniciale D. L., pasi ky i fundit e kishte ofenduar mësuesin e tij nëpër rrejte sociale. Ervis Shpata i ka mohur këto akuza, ndërsa policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

"Ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasi D. L., 18 vjeç, (nxënës), i cili pretendon se është kanosur nga shtetasi E. Sh, (Ervis Shpata) për arsye se ky i fundit dyshon se nxënësi e ka ofenduar në rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese