Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjeti një armë dhe e mori në banesë, vetëplagoset aksidentalisht i mituri në Lezhë

Shkruar nga Newsbomb
Gjeti një armë dhe e mori në banesë, vetëplagoset
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Milot ku një 15-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri.

Mësohet se një 15-vjeçar kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Duke e parë në banesë aksidentalisht ai është vetëplagosur në këmbë. Sakaq, raportohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 28.06.2024, në vendin e quajtur Fushë Malbardhë, njesia Administrative Milot, dyshohet  se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi i mitur  15 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15 vjeçari kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastuar, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip Pistoletë TT. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po  kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të  rastit." - njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese