Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjermania e kërkonte për plagosje, turku kapet në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Gjermania e kërkonte për plagosje, turku kapet në Shqipëri
Fotoarkiv/ Pika kufitare e Morines

Një shtetas turk ka rënë në prangat e policisë në pikët kufitare të Morinës. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se 35-vjeçari me ininciale Z.O, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjermane i kanë caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për vjedhje dhe për plagosje.

Pas arrestimit po vijojnë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit në Shqipëri.

“Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas zbatimit të marrëveshjes për qarkullimin e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Sektori për Hetimin e Krimeve i DVP Kukës, me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi turk Z. O., 35 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjermane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje dhe për plagosje. Vijojnë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Gjermani”, njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese