Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjergj Luca rrëfen "tmerrin" në det në Malin e Zi: Ushtarët qëlluan sipër kokave

Shkruar nga Newsbomb
Gjergj Luca rrëfen "tmerrin" në det në Malin e Zi:
Sipërmarrësi Gjergj Luca

Gjergj Luca, pronari i flotës së peshkimit “Rozafa”, ka treguar një incident të rëndë që ndodhi në vitin 2019 me një nga anijet e kompanisë së tij, Rozafa 13.

Sipas Lucës, anija po lundronte brenda ujërave territoriale shqiptare, në një zonë pranë trekëndëshit detar, kur u ndalua nga një gomone me ushtarë malazezë. Pasi mori informacionin për ngjarjen, Roja Bregdetare shqiptare u nis menjëherë për ndihmë. Sipas biznesmenit, një gjeneral i lartë i Forcave Detare shqiptare ngriti shqetësimin në qeveri dhe kërkoi zgjidhjen e situatës.

"Aksidenti më i rëndë që na ka ndodhur neve si Rozafë, na ka ndodhur me Rozafën 13. Rozafa 13 ka qenë në një pikë, në cep fare që ne i themi trekëndëshi, ku ka qenë 12 milje nga Shëngjini dhe ka qenë drejt brenda ujërave tona. Këta kanë dalë nga Ulqini dhe kanë ndaluar barkën 100% në territor shqiptar. Ishin ushtarë me gomone. I shtinë sipër kokave, u futën brenda dhe i vunë kallashat në kokë: do vini me ne, s’do vini me ne.

Rojet tona bregdetare na thanë ju lutem mos lëvizni nga vendi sepse ne jemi nisur në drejtimin tuaj. Ishte nisur roja bregdetare  e Durrësit, Për hir të së vërtetës nuk e di emrin e atij gjeneralit, por një burrë i jashtëzakonshëm, u shqetësua jashtë mase, ngriti problemin në qeveri. U nis anija prej andej me shpetësi të madhe. Unë pata dhe ngacmime nga Mali i ZI, nga miqtë e mij, se unë kam shumë miq atje, duke thënë më thenë mos të vijnë deri këtu, mos na krijo përplasje se po erdhi roja bregdetare mund të shkojnë gjërat më keq.

Atëherë unë u detyrova me mendjen time, për të mos krijuar këto gjëra sepse ne jemi non-stop në punë dhe non-stop me Malin e Zi, i thashë që ju lutem shkoni mbrapa gomones deri në portin e Barit për ta zgjidhur këtë problem dhe anija u nis prej këtej. Ishte bajagi skandal ajo që ndodhi në bordin e anijes.

U nis prej këtej për të shkuar në Bari, autoritet pastaj të qeverisë të Malit të Zi, ju thanë ju lutem mos e bini deri në Bari, po bjerini në Ulqin. Pra e zbutën problemin, zbriti anija në Ulqin, I vunë gjobën me qenë në rregull me ligjet e veta, paravësisht se ishte gabim. Për hir të së vërtetës mua më kërkuan falje dhe ambasadorit shqiptar I kërkuan falje që ishte agravuar problem.  Janë sjellë shumë xhentilë, me përjashtim të atij momentit ballkanik,  që ishte bajagi incident i rëndë," tha Luca. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese