80-vjetori i Sali Berishës është bërë shkak në “Fish City” që sipërmarrësi Gjergj Luca të organizojë një mini festë për liderin demokrat. Megjithatë, veç urimeve, nuk është lënë pas edhe sarkazma.
Ditëlindja e Sali Berishës për herë të parë po festohet i mbyllur në shtëpi prej arrestit shtëpiak e nisur nga kjo, Gjergj Luca i jep një mesazh të fortë. Ai mban kokën sipër, referuar katit të tetë të banesës së kryedemokratit, ndërsa thotë:
“O doktor, par Zotin qëndro I fortë aty ku je derisa të realizohet ëndrra e këtyre motrave tona, edhe derisa të realizohet ëndrra e gjithë Shqipnisë që ne Shqipërinë ta fusim në Europë për fëmijët tanë”.
Kujtojmë që Sali Berisha është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre gjatë kohës kur ka qenë kryeministër i vendit.