Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjendet pajetë motra e çiftit të vrarë në Dropull, ja çfarë dyshohet

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet pajetë motra e çiftit të vrarë në Dropull, ja
Banesa e të moshuarës në Dropull

Është gjetur pajetë në oborrin e shtëpisë në Dropull motra e Kleoniqi Ilias, 88 vjeçarja e cila u vra nga fqinj sëbashku me bashkeshortin e saj Kosta Ilia.

Marianthi Barka, 90 vjeç ka pësuar vdekje aksidentale pasi ajo jetonte e vetme në Bodrishtë të Dropullit dhe kishte vendosur shkallën të lante sterën, por ishte rrëzuar.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Bodrishtë, Dropull, shtetasja M.B., 90 vjeçe, është gjetur e pajetë nga komshinjtë e saj.

Shtetasja M.B., jetonte e vetme dhe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë në një gropë betoni pa ujë që shërbente si ujëmbledhës (ster), që ndodhet në oborr të banesës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” – njofton policia.

Ndërsa kujtojmë se në 3 maj çifti i të moshuarve Kleoniqi dhe Kosta Ilia u gjetën të vrarë dhe me shenja dhune në trup në banesën e tyre. Fillimisht u dyshua për vrasje pasi kanë tentuar t’i grabisin, por detaje nga shtëpia zbuluan se ka qenë Thoma Mastora, autori i vrasjes së dy të moshuarve në Dropull të Gjirokastrës.

Grupi hetimor zbuloin se autori i vrasjes ishte fqinji i tyre pasi para se të ndodhte ngjarja e rëndë dhe të niste konflikti, te trë ata kanë pirë kafe dhe raki.

“U “tradhtua” nga gota e rakisë”

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, por edhe mosmarrëveshjeve që autori ka pasur me 84-vjeçarin prej disa kohësh. Ditën që ka ndodhur ngjarja autori ka shkuar në shtëpinë e viktimave, në diskutim e sipër kanë nisur të debatojnë dhe konflikti ka degraduar në dhunë, ku 69-vjeçari i ka goditur të dy për vdekje.

Prej kohësh 88-vjeçarja ankohej te të afërmit e saj se 69-vjeçari i shqetësonte me praninë e tij. Sipas policisë të moshuarit u gjetën me shenja plage të shkaktuara nga mjet i fortë prerës në kokë dhe në trup ndërsa arma e krimit ishte një sëpatë e vogël.

Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat. Ai është dënuar më herët për vjedhje. Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan, u dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 shtetas.

Gjendet pajetë motra e çiftit të vrarë në Dropull, ja
Autori i vrasjes së dy të moshuarve, Thoma Mastore



 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese