Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një person në Yzberisht, policia sqaron ngjarjen

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet pa shenja jete një person në Yzberisht, policia sqaron
Fotografi ilustruese

Një person është gjetur pa shenja jete këtë pasdite në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Policia e Tiranës njofton se 75-vjeçari është gjetur në rrugë dhe nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

“Me datë 16.01.2025, rreth orës 15:40 , tek Rrethi i Yzberishtit, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi L.B, rreth 75 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës.” – njoftoi policia e Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese