Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë një person në Zall-Bastar

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë një person
Foto ilustruese

Një i moshuar është gjendur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij mëngjesin e ditës së sotme.

Ende nuk janë të qarta sesi 81 vjeçari me iniciale Xh. M, ka ndërruar jetë përpara oborrit të shtëpisë së tij në Zall-Bastar.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes ndërsa trupi i të moshuarit është dërguar në morg ku dhe do të kryet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të rrethanave të vdekjes.

"Me datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës," thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese