Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjendet i vdekur në banesë 60-vjeçari në Berat

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet i vdekur në banesë 60-vjeçari në Berat
Foto ilustruese

Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të martë në Berat. Sipas njoftimit të policisë mësohet se ai është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në lagjen lagjen “Çlirim” të qytetit.

Mësohet se prej tre ditësh ai kishte shkëputur kontaktet me familjarët dhe kanë qenë këta të fundit të cilët e denoncuan në Polici.

Pas kontrolleve të efektivëve u konstatua se 60-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se vdekja është për shkaqe natyrale pasi në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë i 60-vjeçari u transportua drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do kryhet autopsia mjeko-ligjore, që do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes së tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese