
Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shijak, ku është gjetur u pajetë një 45-vjeçar.
Policia njofton se është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 45 vjeç, banues në Shijak. 45-vjeçari është gjetur i pajetë në një godinë të braktisur.
“Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 45 vjeç, banues në Shijak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
Sondazh
Poll