Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjendet i shtrirë në rrugë 60-vjeçari në Balldre të Lezhës, policia: Dyshohet se...

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet i shtrirë në rrugë 60-vjeçari në Balldre
Foto ilustruese

Një 60-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugë nga banorët e zonës, në fshatin Balldre të Lezhës. 

Blutë bëjnë me dije se nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetati me iniciale S. S., është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kulloste bagëtitë.

Ndërkohë, mësohet se 60-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë, ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Balldre, banorët e zonës kanë konstatuar të shtrirë në rrugë, shtetasin S. S., rreth 60 vjeç, me dëmtime në kokë.

Nga veprimet e para të Policisë, në vendin ku u gjet ky shtetas, dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kulloste bagëtitë.

Shtetasi S. S. është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese