Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesën e tij 32-vjeçari në Devoll, dyshimet e para...

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet i pajetë në banesën e tij 32-vjeçari në
Foto ilustruese

Një 32-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët në banesën e tij, në fshatin Vranisht në Devoll.

Sipas njoftimit të policisë, nga hetimet paraprake hetimore dyshohet se shtetasi P. B, e ka humbur jetën për shkaqe natyrale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

"Devoll/Më datë 18.03.2025, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në banesën e tij, në fshatin Vranisht, shtetasi P. B., 32 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.", ka njoftuar policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese