Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Vlorë, ku është gjetur i pajetë një 60-vjeçar.
Rreth orës 18:20, në lagjen “Isa Boletini”, në rrugë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, një shtetas ende i paidentifikuar, i moshës rreth 60 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera
“Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Isa Boletini”, në rrugë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, një shtetas ende i paidentifikuar, i moshës rreth 60 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.