
Një i ri shqiptar, 30 vjeç, është gjetur i vdekur në banesën e tij në San Tammaro, provinca e Casertas, Itali. I riu ishte parë për herë të fundit mbrëmjen e kaluar në një lokal deri rreth orës 21:30, përpara se të kthehej në shtëpi. Trupi i tij u gjet i shtrirë në dysheme.
Aktualisht, rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta dhe policia po heton për të zbuluar më shumë detaje. Hetuesit po mbledhin informacione dhe po shqyrtojnë çdo element që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Trupi i viktimës, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të verifikuar nëse ka ndonjë element të mundshëm kriminal. Autopsia pritet të jetë kyçe për të hedhur dritë mbi këtë çështje.