Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjendet i mbytur në lumin Drin 40-vjeçari, Policia jep detaje për identifikimin e tij

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet i mbytur në lumin Drin 40-vjeçari, Policia jep detaje
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premte në Shkodër. Në lumin Drin, në afërsi të urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40-vjeç.

Deri më tani trupi i këtij shtetasi nuk është identifikuar, ndërkohë blutë e Shkodrës kanë dhënë detaje për identifikimin e tij.

“Në lumin Drin, në afërsi te urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të  gjata ngjyrë gri,  pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër”, njofton Policia, teksa më tej bën me dije se nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese