Deputetët demokratë Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj kanë takuar këtë të martë kryetarin e Grupit Parlamentar të Forza Italia Paolo Barreli dhe deputetin Alessandro Batilocchio.
Në ambientet e Parlamentit italian sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe nënkryetari bënë një ekspoze të gjendjes së përgjithshme në Shqipëri dhe cënimin e standardeve demokratike. Sipas asaj që është bërë me dije nga vetë PD mësohet se në fokus të diskutimeve ka qenë masa “arrest shtëpie” e vendosur ndaj ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian deputetët e PD ofruan mbështetje për partinë e tyre simotër duke i bërë thirrje komunitetit shqiptar të votonin për kandidatët e Forza Italia. Noka dhe Gjekmarkaj zhvilluan një takim edhe me kryesinë e degës së PD në Romë.