Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gënjeu policinë, arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin në bypass-in e Rrugës së Arbrit

Shkruar nga Newsbomb
Gënjeu policinë, arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin
Pamje nga aksidenti

Një 55 vjeçar ka përfunduar në pranga, si shkaktar i aksidentit të djeshëm në bypass-in e Rrugës së Arbrit.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet A. L., ka bërë deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore, duke thënë se një automjet tjetër i kishte ndërprerë rrugën dhe ishte bërë shkak për këtë aksident.

Furgoni që drejtonte 55-vjeçari doli dje nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar disa pasagjerë. Njëri nga të plagosurit vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të tjerët pasi kanë marrë shërbimin mjekësor, janë larguar në banesa.

“Dha deklarim të rremë për aksidentin rrugor që shkaktoi mesditën e djeshme, në bypass-in e Rrugës së Arbrit, vihet në pranga 55-vjeçari.

Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. L., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Mesditën e djeshme, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, furgoni që drejtonte 55-vjeçari (automjet për transport ndërqytetas të qytetarëve) ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët në këtë automjet. Njëri nga të dëmtuarët vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të tjerët pasi kanë marrë shërbimin mjekësor, janë larguar në banesa.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore dhe procedurale për aksidentin, shtetasi A. L. ka dhënë deklarim të rremë, se një automjet tjetër i kishte ndërprerë rrugën dhe ishte bërë shkak për këtë aksident.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese