Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gazment Bardhi takohet me përfaqësuesit e PE: Informuam me fakte e prova për situatën në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Gazment Bardhi takohet me përfaqësuesit e PE: Informuam me fakte e
Ne foto: Flamur Noka, Jorida Tabaku, David McAllister, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Agron Gjekmarkaj

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka ndarë disa foto gjatë takimeve me përfaqësueit e Parlamentit Europian. Gazment Bardhi ,Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, së bashku me Agron Gjekmarkaj, Albana Vokshi dhe Jorida Tabaku, janë takur sot me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të PE dhe gjithashtu përfaqësuesin e Partisë Popullore Europiane (EPP), David McAllister.

David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, është një mik i Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane. Një zë i fuqishëm jo vetëm në Parlamentin Europian, por edhe në Partinë Popullore Europiane (EPP).

“Welcome back to your family” ishte mesazhi i mirëseardhjes së tij për përfaqësuesit e grupit parlamentar të PD, duke iu referuar ripranimit të PD-së me të drejta të plota në EPP”, shkroi Gazment Bardhi.

Deputeti gjithashtu ka theksuar të gjtha problematikat që sipas tij po has Shqipëria duke nisur nga zgjedhjet jo të lira e deri tek pushteti i kapur nga krimi. Bardhi ka evidentuar faktin se të gjitha këto çështje janë paraqitur me fakte përpara miqve tanë europianë.

Në përmbyllje të fjalës së tij, ai shkruan se goditja masive e opozitës përmes burgosjeve politike dhe prezenca e krimit të organizuar në qeveri, nuk janë elementë që i shkojnë për shtat një shteti anëtar i NATO-s dhe një vendi kandidat për në BE.

“Garancitë për zgjedhje të lira, barazia e palëve në zgjedhje, shteti ligjor dhe balanca mes pushteteve, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, shkëputja e menjëhershme e lidhjeve mes qeverisjes dhe krimit të organizuar, respektimi i Kushtetutës dhe hapësirës së opozitës, janë sfidat që Shqipëria ka përpara dhe që vënë në rrezik serioz demokracinë në vend.

Informimi me fakte e prova për situatën e rëndë që po kalon Shqipëria, do të ndihmojë në daljen nga rruga e errët e autoritarizmit ku e ka futur Edi Rama vendin.

Ndërhyrja e krimit të organizuar në caktimin e kandidatëve për deputetë të partisë në pushtet, përdorimi i krimit të organizuar e parave të pista të korrupsionit në zgjedhje, sulmet e vazhdueshme ndaj opozitës nga ana e mazhorancës qeverisëse përmes burgosjes politike të lidershipit të opozitës, apo injorimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur zyrtarët e korruptuar të Qeverisë, nuk kanë asnjë lidhje me parimet dhe vlerat që duhet të udhëheqin një vend anëtar të NATO-s apo vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Përpjekjet e opozitës për të garantuar shtetin ligjor dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri, janë rruga e vetme që e afron Shqipërinë në familjen europiane, mbështetja për të cilën nga Partia Demokratike ka qenë dhe do të mbetet e përhershme dhe e pa kursyer”, shkroi Bardhi në postimin e tij në Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese