Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gazetarja zbulon detaje nga vrasja e biznesmenit në Tiranë: Gruaja ishte dëshmitare e vrasjes së burrit

Shkruar nga Newsbomb
Gazetarja zbulon detaje nga vrasja e biznesmenit në Tiranë: Gruaja
Viktima Bujar Nasufi

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi një natë më parë në Pallatin me Shigjeta në Tiranë.

Në drejtim të 56 vjeçarit u qëllua me 6 plumba nga një distancë të afërt, ku dy prej tyre e kapën në gjoks duke i shkaktuar dhe vdekjen.

Gazetarja Anila Hoxha zbuluar se gruaja e viktimës ishte dëshmitarja e fundit, por që nuk arriti ta dallonte autorin, i cili mbante kokore.

“Gruaja ka një fëmijë të mitur dhe nuk njiheshin për probleme të cilat ishin të hapura, kishin dhënë me qira një ambient për palestër dy personave nga Laçi, janë marrë në pyetje nëse kishte një konflikt të mundshëm dhe është konfirmuar se nuk kishte asnjë konflikt, në momentin që ka zbritur për të parkuar ka parë një person i cili ka qëlluar nga pjesa e pasme e automjetit dhe nuk ka mundur të identifikojë personin pasi kishte një kokore.

Pavarësisht kësaj grupi i hetimit ka vetëm një moment kamere sigurie duket motori duke u larguar nga vendi i ngjarjes, për grupin e hetimit që pavarësisht mjegullës është ngjarje e mirëmenduar, jo vetëm se ka ndjekur gjurmët, por është një rrugë jo shumë me kamera sigurie, autori ka pasur informacionin e plotë që t’i shmanget çdo kamere sigurie. Nuk ka asnjë konflikt është një biznesmen”,- tha Hoxha.

Sipas hetimeve paraprake, biznesmeni Bujar Nasufi nuk rezulton me precedentë të mëparshme kriminale, ndërsa pista që po hetohet është ajo e konflikteve për pronat mes farefisit.

"Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se:  Në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin  ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve," thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese