Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gazetari plas “bombën”: Ka emra politikanësh të tjerë në dosjen e SPAK për lidhje me krimin

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari plas “bombën”: Ka emra politikanësh të
 

Operacioni i SPAK që goditi 7 grupe kriminale dhe lëshoi 50 urdhër-arreste, vijon të jetë temë diskutimi në studio televizive.

Gazetari Eni Ferhati ka dhënë të tjera detaje nga ky operacion, teksa u shpreh se në  dosja ka edhe emra të tjerë politikanësh që përmenden.

Ai u shpreh se ka emra deputetësh apo edhe kryetar partie, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Deri më tani është vetëm 1/10 e dosjes hetimore. Sepse realisht ka materiale për ngjarje të rënda kriminale. Ka biseda të personazheve të njohura të botës së krimit, ku ndërthuren edhe politikanë të tjerë, të cilët nuk janë në akuzë, por që përmenden në biseda.

Po i kemi bisedat e politikanëve, por që mesa duket janë biseda ose emrat e tyre nuk lidhen me këto krime, por përmenden të tërthorta po themi.

Ka politikanë të niveleve të ndryshme të politikanëve, deputetë, kryetar partie etj. etj. Por nuk kam shkuar në fund të kësaj dosje ende”, tha ai ndër të tjerë në “Top Talk”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese