Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gazetari i njohur tregon si do të rishpërndahen lojërat e fatit: Grupi i Ervis Martinajt është shpërbërë

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari i njohur tregon si do të rishpërndahen lojërat e fatit:
Ervis Martinaj, ish bosi i lojërave të fatit

Artan Hoxha ka folur për lojërat e fatit që tashmë është miratuar në kuvend ligji për lejimin e tyre. Gazetari i njohur i kronikës, ndër të tjera, është ndalur te Ervis Martinaj. Vite më parë, ai cilësohej si bosi i lojërave të fatit.

Por, prej më shumë se 1 viti e gjysmë nuk dihet më rreth tij teksa vijon të jetë i zhdukur. Pikërisht për këtë fakt, Hoxha theksoi se grupi i tij është shpërbërë dhe nuk do të jenë të njëjtët që do të drejtojnë lojërat e fatit. I ftuar në EuroNews Albania, gazetari u shpreh:

Edhe mediat janë fokusuar më tepër te pjesa se çfarë ndodhi me Ervis Martinaj. Kurbini heton çështjen për rrëmbimin, zhdukjen dhe eliminimin fizik të Ervis Martinaj, ndërkohë SPKA-u e ka nën hetim për disa procese të nisura nga “Plumbi i artë”, një strukturë heton sikur ai është gjallë, tjetra heton sikur ai është dëmtuar vetë.

E rëndësishme është situata në terren. Në terren një nga operatorët më të rëndësishëm të 10 viteve të fundit është tashmë jashtë loje. Kjo dëshmohet qartë. Ky operator, kjo organizatë, është shpërbërë.

Jemi në fazën ku ligji për lojërat e fatit sapo hyn në veprim dhe tashmë do të bëhet një rishpërndarje e re e asaj që edhe kur ishte e legalizuar edhe kur ishte e paligjshme, kontrollohej një pjesë e mirë nga kjo organizatë që drejtohej nga Ervis Martinaj. Unë besoj për të shpjeguar një pjesë të mirë të ngjarjeve që kanë ndodhur në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë duhet të nisemi nga këto që nuk i kemi zbuluar dot”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese