Në një rrëfim krejt ndryshe e kemi parë këtë të diel gazetarin Arben Manaj. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel ku dhe ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e tij personale, por edhe nga karriera e tij e gjatë në media.
Mes shumë rrëfimesh gazetari zbuloi se si u kërcënua me vdekje kur punonte për BBC. Sipas asaj që Manaj tha kur Sali Berisha ishte në pushtet ai punonte për prestigjiozen BBC dhe aso kohe u kërcënua për ngjarjet e ndodhura në 1997-ën.
“Prindërit e mi jetojnë aktualisht në Londër. Kanë që nga viti 1997, pasi unë mora kërcënim me vdekje kur punoja për BBC, nga pushteti i asaj kohe, Sali Berisha për ngjarjet e ’97. Edhe pse nuk kisha asnjë lidhje me atë rast që ata pretendonin ngjarjet e Vlorës. Kam qenë pushim atë ditë.
Në atë periudhë ishte BBC dhe Zëri i Amerikës që raportonin. Ndërkohë unë ka punuar më parë për Associated Press.
Babai im e ka emrin Ali Manaj, nëna e ka emrin Lulzime. Prindërit janë njohur në Përmet. Babai ka pasur një fëmijëri të vështirë, ka qenë jetim”, rrëfeu ndër të tjera gazetari.