
Tetë vite nga vdekja tragjike e kryekomisarit Artan Cukut dhe figura e tij mbetet ende e paharruar për miqtë, radhët e policisë dhe familjarët të tij.
Artan Cuku sot do të festonte plot 50 vite nga jeta e tij, nëse nuk do të ishte ekzekutuar nga një atentat mafioz pranë shtëpisë së tij, në hyrje të ndërtesës ku banonte tek “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë.
Kanë qenë gazetarët e kronikës, të cilët kanë përkujtuar kryekomisarin e mirënjohur, tashmë një hero që i shpërbeu përgjatë viteve Shqipërisë në radhët e policisë.
Artan Cuku është ekzekutuar mesditën e 8 prillit në vitin 2017 në lagjen Dinamo, aty dhe ku banonte. Gjatë karrierës së tij, Cuku ka mbajtur poste drejtuese të rëndësishme në polici, nisur nga Shef Krimesh në disa qytete të vendit, deri tek drejtues komisariati në Tiranë e drejtor policie në qytetin e Vlorës.