Policia e Shtetit ka zbardhur listën me 102 emrat e kandidatëve për 48 vendet e reja në krye të Komisariateve.
Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për zgjedhjen e kandidatëve për pozicionin “Shef Komisariati”, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve, ka shpallur listën e pikëve të fituara gjatë procesit të konkurrimit.
Gjatë fazës së aplikimit, kanë shprehur interes 290 kandidatë, ndërkohë që gjatë fazës së verifikimit të dokumentacionit u mësohet se 16 prej tyre u s’kualifikuan pasi nuk plotësonin kriteret për të vijuar konkurrimin, ndërsa gjatë fazës së intervistimit u tërhoqën nga konkurrimi 23 aplikantë.
Nga 251 konkurrentë, 102 prej tyre kanë fituar më shumë se 70 pikë, dhe në zbatim të rregullores kanë të drejtë për tu emëruar.
“Të gjithë konkurrentet kanë të drejtën e ankimimit pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit, me vlerësimin përfundimtar të secilit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve përbëhej nga kryetarja Alma Përmeti, Ervina Gjana dhe Anisa Duçkollari si anëtare. Ato kanë dhënë vlerësimet përfundimtare, ndërkohë në vijim priten 48 emërimet nga kryepolici Ilir Proda.
LISTA: