Rreth 200 kandidatë kanë shprehur interesin për të kandiduar për pozicionin e Shefit të Komisariatit. Në këtë garë janë përfshirë edhe gra, për të cilat mbetet për t’u parë se cili nga 48 komisariate të vendit do t’i besohet kjo detyrë. Gjithashtu, të gjithë shefat aktualë të komisariateve kanë hedhur kandidaturën.
Policia e Shtetit do të bëjë publike ditën e hënë listën emërore për Shef Komisariati. Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve do të përbëhet nga 3 anëtarë: një përfaqësues nga Ministria e Brendshme, një nga Policia e Shtetit dhe një nga Akademia e Sigurisë.
Kandidatët duhet të mbajnë një nga gradat e rolit të parë drejtues, të mos kenë shkelje të rënda disiplinore dhe të mos kenë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës. Komisioni i vlerësimit të aplikimeve brenda 10 ditësh do të kryejë vlerësimin e kandidaturave me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore.
Ndërsa mëngjesin e sotëm Komisioni i Vlerësimit publikoi listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë konkurimit për Drejtues së Policisë Vendore.
Listën e kryeson Vilson Bala, me 91 pikë, ndërsa mbeten jashtë gare drejtuesit aktualë si Tonin Vocaj dhe Panganika.