Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gara për shef komisariati/ 9 prej kandidatëve ankimojnë rezultatin, ja kur do të rishikohen vlerësimet

Shkruar nga Newsbomb
Gara për shef komisariati/ 9 prej kandidatëve ankimojnë
Policia e Shtetit

Nëntë prej 251 kandidaturave të cilët morën pjesë në garën për Shef Komisariati në vend, kanë dorëzuar pranë Policisë së Shtetit ankimimin e pikëzimit.  

Këta kandidatë kanë ankimuar vendimin  e vlerësimit të bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, ku u rradhitën poshtë vijës së krietere plotësuese për të kaluar në fazën e rradhës së kualifikimit. Për tu mos u skualifikuar nga gara, aplikanti duhet të fitonte minimumi mbi 70 pikë.

Ky lajm është bërë i ditur nga gazetari Sokol Dema, i cili ka bërë me dije se këta 9 aplikantë janë vlerësuar me më pak se 70 pikë. Shqyrtimi i kërkesës së bërë nga ana e tyre do të shqyrtohen nga Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve ngjatë ditës së hënë dhe të martë (16-17 Dhjetor).

Gjatë fazës së aplikimit për garën e hapur për Shef Komisariati, kanë shprehur interes 290 kandidatë, ndërkohë që gjatë fazës së verifikimit të dokumentacionit u mësohet se 16 prej tyre u s’kualifikuan pasi nuk plotësonin kriteret për të vijuar konkurrimin, ndërsa gjatë fazës së intervistimit u tërhoqën nga konkurrimi 23 aplikantë.

Nga 251 konkurrentë, 102 prej tyre kanë fituar më shumë se 70 pikë, dhe në zbatim të rregullores kanë të drejtë për tu emëruar.

Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve përbëhej nga kryetarja Alma Përmeti, Ervina Gjana dhe Anisa Duçkollari si anëtare. Ato kanë dhënë vlerësimet përfundimtare, ndërkohë në vijim priten 48 emërimet nga kryepolici Ilir Proda.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese