Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gara për kryepolicët në qarqe, drejtori i Policisë së Fierit ankimon vendimin

Shkruar nga Newsbomb
Gara për kryepolicët në qarqe, drejtori i Policisë së
Lorenc Panganika

Drejtori i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika ka ankimuar renditjen nga Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve në garën për drejtor qarqesh.

Panganika, i cili është renditur në vendin e 16-të me 66 pikë ka ankimuar renditjen brenda afatit ligjor. Ai është i vetmi në mesin e 38 kandidatëve në garën për drejtor qarqesh që ka ankimuar vlerësimin e bërë nga 3 drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, nga kryesuesi i komisionit, Neritan Nallbati, aktualisht Drejtor i Policisë Kriminale, dhe anëtarët Saimir Boshnjaku dhe Pëllumb Seferi.

Afati për ankimime mbyllet të martën në mesnatë, ku do të shqyrtohet nga një tjetër komisionin apeli dhe më pas i hap rrugë emërimit të 12 drejtorëve të rinj.

Lista e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve iu dërgua ditën e diel drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së shtetit, Ilir Proda.  Sipas rregullores, ata që kanë grumbulluar mbi 70 pikë nga procesi i vlerësimit kanë të drejtën të emërohen si drejtues të rinj të qarqeve.

Nga vlerësimi, 15 kandidatë kanë arritur të kalojnë pragun e 70 pikëve, ndërkohë nga këta pritet të zgjidhen 12 dhe do të jetë kryepolici Ilir Proda i cili do të bëjë dhe përzgjedhjen finale. Ndërkohë, Panganika i cili është renditur i 16-ti është skualifikuar nga gara.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese