Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gara për kryepolicët e qarqeve/ Policia e Shtetit publikon pikët, ja kush janë kandidatët që kryesojnë LISTËN, dhe “më i dobëti”

Shkruar nga Newsbomb
Gara për kryepolicët e qarqeve/ Policia e Shtetit publikon pikët,
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve për pozicionin e "Drejtorit të Drejtorisë Vendore", Policia e Shtetit ka publikuar listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë konkurimit.

Ky proces ka përfshirë një analizë të kujdesshme të dosjeve dhe një intervistë me kandidatët e pranishëm.

Komisioni i Vlerësimit, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, ka kryer vlerësimin e kandidatëve. Kryesuesi i komisionit, Neritan Nallbati, aktualisht Drejtor i Policisë Kriminale, dhe anëtarët Saimir Boshnjaku dhe Pëllumb Seferi, kanë dhënë vlerësimet përfundimtare.

Për të tre kandidatët, Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu, nuk u paraqitën në fazën e intervistës, dhe si rezultat, ata janë përjashtuar nga procesi konkurrues.

Policia e Shtetit njofton se të gjithë kandidatët kanë mundësinë e ankimimit të vendimit brenda një periudhe 2-ditore nga publikimi i tij në faqen zyrtare të institucioni.

Gara për kryepolicët e qarqeve/ Policia e Shtetit publikon pikët,

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese