Ka përfunduar procesi i verifikimit për aplikantët për drejtorë të Policisë në qarqe. Nga 43 aplikantë janë kualifikuar 42, ndërsa njëri është skualifikuar.
Bëhet me dije se është Ervin Ndreu ai që skualifikuar dhe kjo për shkak të gradës që ka. Tashmë procesi shkon në të tjera procedura. Të kualifikuarit nesër do japin intervistat para komisionit të vlerësimit të ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Nga ky komision do bëhet vlerësimi me pikë. Vlerësime të cilat më pas do i dërgohen drejt6uesit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Është pikërisht Proda që në fund do jap miratimin për drejtorët e policisë së qarqe.
42 aplikantët:
1. Tonin Vocaj
2. Erion Ahmeti
3. Ardian Çipa
4. Fatmir Lleshaj
5. Ardrit Elmazi
6. Luigj Vathi
7. Lorenc Shehu
8. Adriatik Tafçiu
9. Artion Duka
10. Lorenc Panganika
11. Ermal Muçaj
12. Gentian Berberi
13. Sokol Cana
14. Gazmend Shehu
15. Shkëlzen Rexhepi
16. Akil Kalo
17. Izet Hysa
18. Dritan Lena
19. Fatmir Hoxha
20. Altin Merizaj
21. Vilson Bala
22. Skender Hita
23. Lorenc Meta
24. Luan Mema
25. Gjovalin Loka
26. Kujtim Gjoka
27. Ndue Doçi
28. Sulë Cara
29. Islor Islami
30. Artur Shira
31. Dritan Malaj
32. Niko Brahimaj
33. Bedri Hasanaj
34. Alket Shatro
35. Altin Qato
36. Artan Bajrajtari
37. Elton Alushi
38. Alfred Nomani
39. Erzen Cera
40. Altin Mena
41. Alfred Elezi
42. Elidon Çela
Pas emërimit të Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit, gara u hap edhe për drejtues Policie në 12 qarqet e vendit. Kjo garë ka ngjallur mjaft interes tek dhjetëra efektivë. Një pjesë prej tyre u bë me dije më herët se janë efektivë me postin nëndrejtor në Drejtoritë e qarqeve. Ndërkohë, sa i përket drejtuesve aktualë u tha paraprakisht se deri më tani kanë aplikuar, Tonin Vocaj, Gjovalin Loka, Skënder Hitaj, Alfred Elezaj, Ermal Muca, Ardian Çipa, Lorenc Panganika.
Njësoj si për Drejtorin e Policisë se Shtetit, edhe për drejtuesit e policisë në qarqe, kërkohet pastërtia e figurës së kandidatëve, e cila do të verifikohet nga një Komisioni i Posaçëm, i cili është ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ilir Proda u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pas një procesi konkurrimi me më shumë se 10 drejtues të lartë policie.
Emërimi i tij u konfirmua nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Proda ka një karrierë gati 19-vjeçare në Policinë e Shtetit, duke filluar si specialist i policisë kriminale në vitin 2005 dhe duke përfituar nga përvoja në role të ndryshme në policinë e Elbasanit dhe në poste të tjera të larta.
Ai ka kaluar të gjitha fazat e verifikimit nga organet ligjzbatuese, duke përfshirë procesin e pastërtisë së figurës, dhe është zgjedhur mes disa kandidatëve për të drejtuar Policinë e Shtetit.
Proda ka pasur një karrierë që ka përfshirë poste të ndryshme, përfshirë drejtor në Elbasan, dhe ai është i njohur për përvojën e tij në hetimin e krimeve.