Presidenti i SYRIZA, Stefanos Kasselakis nesër do të vizitojë Shqipëri, ku pritet të zhvillojë një takim me minoriteton grek në vendin tonë.
Mediat greke raportojnë se kreu i partisë opozitare do të vizitojë zona e minoritetit grek në Shqipëri, ku do të ketë mundësinë të takohet me aktorë të minoritetit grek dhe të diskutojë me ta problemet që i shqetësojnë.
Në orën 09:30 të mëngjesit, pritet që Kasselakis të hyjë në Shqipëri ku më pas do të vizitojë shkollën në Bularat, varrezat dhe më pas zyrat e bashkisë së Dropullit në Jorgucat, në Vanistër dhe Vrisera.
Po ashtu Kasselakis do të zhvillojë në orë 10.00 një takim dhe me kryebashkiakun e bashkisë së Dropullit, Dhimitraq Toli. Vizita e tij bëhet në kuadër të fushatës të takimeve për kandidatët e propozuar për eurodeputetë në Parlamentin Europian.
Sakaq është ende në pikëpyetje nëse Kasselakis do të zhvillojë takim me minoritetin edhe në Himarë. Kujtohet se Himara ka qenë në qendër të marrëdhënieve greko-shqiptare pas burgosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të qytetit, Fredi Beleri, ndërsa ai tashmë është kandidat për eurodeputet me partinë e Kyriakos Mitsotakis, nën logën e partisë së Demokracisë së Re.