Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Fusha e mbetjeve në Bushat prej 4 ditësh në flakë, banorët të helmuar nga tymi toksik: Është ndotur toka dhe uji, askush nuk është interesuar

Shkruar nga Newsbomb
Fusha e mbetjeve në Bushat prej 4 ditësh në flakë,
Djegia e mbetjeve në Bushat

Banorët e fshatit Shkjezë në Bushat kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet për situatën me zjarrin në fushën e mbetjeve, e cila në ditën e katërt radhazi vazhdon të digjet, duke shkaktuar ndotje të madhe në zonë.

Sipas tyre, tymi toksik dhe djegia e vazhdueshme e plastikës dhe mbetjeve të tjera urbane ka shkaktuar helmim të tokave bujqësore dhe ujit të pijshëm.

“Është problem shumë i madh për shëndetin, ka ndotje të ujit dhe nuk po marrim dot frymë", është shprehur një nga banorët, duke thënë se situata është bërë e papërballueshme dhe se ndotja po ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e tyre.

Ata kërkojnë që autoritetet të marrin masa për shuarjen e zjarrit, rehabilitimin e fushës së mbetjeve dhe zhvendosjen e landfillit në një zonë tjetër, duke akuzuar institucionet përgjegjëse se as nuk janë interesuar e as nuk po reagojnë.

“Kërkojmë të hiqet landfilli nga zona. Nuk është interesuar askush për ne", ka pohuar një tjetër banor.

Banorët e fshatit Shkjezë në Bushat thonë se tymi i shkaktuar nga djegia e mbetjeve është përhapur në të gjithë zonën, duke prekur shtëpitë përreth dhe duke krijuar një situatë tepër shqetësuese për jetesën e përditshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese