
Tetë anëtarët e një bande kriminale janë dënuar me burg nga autoritetet e Britanisë së Madhe.
Kjo bandë u shkatërrua pasi u zbuluan duke trafikuar lëndë narkotike kokainë. Burimet nga mediat britanike bëjnë me dije se mes të arrestuarve ka dhe tre shqiptarë, të cilët ishin pjesë e grupit që drejtohej nga dy vëllezërit britanik.
Furnizimi i kokainës bëhej nga shtetasit shqiptarë, Ledian Hoxha i dënuar me 7 vite e katër muaj dhe Pjetër Pisha i dënuar me 6 vite e tetë muaj, të cilët tentuan të arratiseshin për t’i shpëtuar arrestimit.
Por, shqiptari i tretë 28-vjeçari Enid Aliko është dënuar me 4 vite burg, pasi siguroi një pajisje të koduar dhe veproi si kontakt për grupin e krimit shqiptar pas arrestimeve
Dy vëllezërit me emrat Warren Allison i dënuar me 23 vite burg, ndërsa Kelroy Allison i dënuar me 16.5 vite burg, të cilët kishin tentuar të arratiseshin.
Gjithashtu, kjo bandë për shitjen e sasive të drogës përdornin rrjete të koduara komunikimi, teksa kishin punësuar shoferin Richard Cowell, 57 vjeç dhe transportonte mallin me një makinë të modifikuar, i cili u dënua me 9 vite burg.
Sakaq, Porcia Densley ishte menaxherja e financimeve, duke shpërndarë paratë me udhëzimin e tyre dhe u dënua me 8 vite burg. Nga kontrollimet e kryera policia ka sekuestruar lëndën narkotike kokainë, të cilat i përkisnin shumës 320,000 deri 400,000 paund.