Këtë të dielë, vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqitenz onat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Ndërsa në pjesën e dytë të ditës, moti do jetë i kthjellët dhe temperaturat e larta do dominojnë në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 37°C vlera më të lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.