Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fundjava me temperatura rekord, deri në 31°C në Tiranë dhe bregdet

Shkruar nga Newsbomb
Fundjava me temperatura rekord, deri në 31°C në Tiranë dhe
Moti me diell

Këtë fundjavë vendi jonë do të përfshihet nga një valë e fortë e të nxehtit pa falë ndikimit të masave ajrore të ngrohta e të thata si dhe ndikimi prej disa ditësh i Anticiklonit të Azoreve.

Temperaturat pritet gjatë ditës së shtunë dhe ditës së diel pritet të shkojnë në vlerën 31 gradë celsius në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë.

Kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme, moti i kthjellët dhe me diell. Nuk do të mungojnë vranësirat mesatare kalimtare transparente kryesisht nga orët e mesditës.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi 1-6m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë I forcës 1-2ballë.

Ndërsa marsi ishte muaji më i nxehtë, duket se edhe muaji prill do të ketë temperatura mbi mesataren.

Marsi i vitit 2024 ishte 1,68 gradë Celsius më i ngrohtë se koha “para-industriale” – dmth përpara se njerëzit të fillonin të digjnin sasi të mëdha lëndësh djegëse fosile – sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së Copernicus.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese