Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fshiu SMS nga telefoni i të dashurës police që u vetëvra, gjykata liron Endri Nikën

Shkruar nga Newsbomb
Fshiu SMS nga telefoni i të dashurës police që u vetëvra,
Policja e vetevrare, Aldorjana Loshi

Gjykata e Tiranës ka nxjerrë nga qelia Endri Nikën dhe ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. 28 vjeçari ra në pranga më 24 maj, pasi e dashura e tij Aldorjana Loshi i dha fund jetës me armën e shërbimit.

Nika u arrestua pasi grupi hetimor nxorri në pah se i riu kishte fshirë bisedat nga telefoni i 21-vjeçares. Ndaj tij rëndonte akuza për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Deri më tani nuk dihen shkaqet ekzakte që e shtynë të ndjerën drejt vetëflijimit. Aldorjana Loshi dhe partneri i saj dyshohet se kanë pasur debate të forta ditët e fundit dhe pak momente para se ajo t'i jepte fund jetës me armën e shërbimit. Madje, nga mesazhi i fundit që i ka shkruar 28 vjeçarit, kuptohet se ajo ishte e bindur për veprimin që do të ndërmerrte më vonë.

“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruajtur e policja të dashurit të saj.

Fshiu SMS nga telefoni i të dashurës police që u vetëvra,
Aldorjana Loshi, efektivja e vetevrare ne Tirane

Dera e shtëpisë ku Aldorjana Loshi ka qenë e hapur dhe i pari në vendin e ngjarjes ka shkuar pikërisht i dashuri i 21 vjeçares. Endri Nika ka njoftuar menjëherë Shërbimet e Policisë së Tiranës dhe më pas ka hapur telefonin e Aldorjanës, duke fshirë të gjitha mesazhet me të.

"Ky shtetas dyshohet se ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë", thuhej në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.

Fshiu SMS nga telefoni i të dashurës police që u vetëvra,
Pamje nga vendi i ngjarjes ne Tirane

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese