Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTOT/ "Më verboi xhelozia dhe e vrava", kjo është gruaja shqiptare që u vra nga burri në Greqi, 39 vjeçari pranon krimin makabër

Shkruar nga Newsbomb
FOTOT/ "Më verboi xhelozia dhe e vrava", kjo është
Ilustrim: Alba Cenko dhe Kastriot Cenko

Alba Cenko nga Fieri është gruaja që ka humbur jetën në Greqi. Ajo është vrarë një javë më parë nga bashkëshorti, Kastriot Cenko në ambientet e shtëpisë, por trupi është zbuluar nga efektivët e Policisë greke vetëm sot.

39 vjeçari, po nga qyteti i Fierit, e ka goditur me çekiç në kokë gruan duke bërë që ajo të humbasë ndjenjat dhe të rrëzohet përtokë. Më pas, Kastriot Cenko e ka mbytur me duar, e ka mbështjellë trupin e pajetë me çarçaf dhe e ka fshehur në dhomën e tyre.

Të nesërmen në mëngjes fëmijët janë zgjuar nga gjumi, janë bërë gati për shkollë dhe kur pyetën babain se ku ishte nëna e tyre, Kastrioti u tha se Alba kishte shkuar në punë. Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij.

FOTOT/ "Më verboi xhelozia dhe e vrava", kjo është
Pamje nga vendi i ngjarjes, autori Kastriot Cenko

Sot, dy fëmijët janë kthyer në shtëpinë e tyre dhe aty babai 39 vjeçar ka vendosur të thërriste policinë dhe të rrëfente krimin. Thirrja është bërë pak pas orës 18.00 të pasdites me orën greke dhe kur efektivët kanë mbërritur, kanë ndjerë erën e keqe që vinte nga papafingo.

Paraprakisht, mediat greke raportojnë se gjithçka ka ndodhur kur gruaja, sipas pretendimeve të Kastriotit, ka marrë një telefonatë nga një mik i tij dhe ka hyrë në tualet për të folur. 39 vjeçari e kishte parë telefonin, u zemërua dhe vendosi të vriste gruan e tij, Alba Cenkon.

“Më verboi xhelozia dhe e vrava”, ka deklaruar Kastriot Cenko para oficerëve, duke pranuar krimin makabër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese