
Kjo është makina tip "G-Class" ngjyrë e zezë drejt së cilës u qëllua me armë zjarri, me të cilën po udhëtonin 4 të rinjtë.
Të plagosurit kanë identifikuar autorët të cilët i kanë ndjekur nga rrethrrotullimi i Shkozës deri në Lundër, ndërsa kanë tentuar të largohen me makinën e tyre ku dyshohet se drejtuesi mjetit ka humbur ndjenjat dhe mjeti është përplasur.
Ndërsa autorët menjëherë pas atentatit, kanë djegur dhe makinën e tyre, mjeti me targat AA 040 YV.
Ndërkohë, policia bëri me dije se 4 të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa dy prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë. Midis të plagosurve janë edhe dy të mitur të moshova 11 dhe 17-vjeç, ky i fundit rezulton djali i pronarit të ‘Pelikan security’.
Policia dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
