
Kjo është gjendja e makinave që përfshinë pasditen e sotme nga flakët në garazhin e një pallati në zonën e Komunës së Parisit. Siç duket edhe në foto 3 makinat janë shkrumbuar plotësisht për shkak të zjarrit të rënë. Sakaq, zjarri ka shkaktuar katër të lënduar.
Një nënë dhe dy djemtë e saj kanë pësuar djegie dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Burime për mediat bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, një e moshuar ka pësuar lëndime pasi u rrëzua në shkallë gjatë evakuimit dhe po merr trajtim mjekësor.
Zjarri u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të dy mjeteve zjarrfikëse dhe dhjetë efektivëve zjarrfikës. Pavarësisht se situata është stabilizuar, ka ende prezencë tymi në zonë. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.