Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO/ U kap me kokainë në Portin e Durrësit, Mentor Çuni mbështetës i Lulzim Bashës

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ U kap me kokainë në Portin e Durrësit, Mentor Çuni
Mentor Çuni me Lulzim Bashen

Mentor Çuni, 39 vjeçari i arrestuar nga Policia për tentativën e trafikimit të 7 kilogramëve kokainë drejt Anglisë, rezulton se është një mbështetës i Lulzim Bashkës. Siç shihet dhe në këtë fotografi publike, ai shfaqet krah kryedemokratit.

39 vjeçari rezulton se është pronar i furgonit "Bledi Trans" në shasinë e të cilit u gjetën të fshehura 7 pako me kokainë. Shofer ishte djali i tezes së tij, Arjan Doçi i cili gjithashtu është arrestuar.

FOTO/ U kap me kokainë në Portin e Durrësit, Mentor Çuni
Mentor Çuni me kryetarin e PD, Lulzim Basha

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi Arjan Doçi.

Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit si skaneri, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim 7 pako të mbështjella me natriban.

Nga hapja e tyre, ka rezultuar se brenda pakove kishte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.

FOTO/ U kap me kokainë në Portin e Durrësit, Mentor Çuni
Arjan Doçi dhe Mentor Çuni

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, 4 celularë, fugoni, 3950 euro, 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga. Strukturat hetimore të DVP Durrës, në drejtimin e Policisë Kriminale dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar.

Furgoni ku u gjet kokaina i përket kompanisë “Bledi Trans”, e cila merret me sjelljen dhe dërgimin e pakove me porosi për shqiptarët që jetojnë Britaninë e Madhe dhe anasjelltas.

Newsbomb.al mëson se nisjet për në Angli bëheshin nga Kamza dhe pas dy ditësh, furgoni në kthehej për në Shqipëri, nga "Brent Cross shopping center" në Londër. Kompania vepronte prej të paktën katër vitesh dhe është e regjistruar në shtetin anglez.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese