Një aksident tragjik ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Vajkan, ku një i ri 21-vjeçar, Klajdi Hatija, ka humbur jetën.
I riu u përplas me motorin e tij nga një automjet dhe pas dëmtimeve të rënda, u dërgua fillimisht në spitalin e Fierit. Më pas, për shkak të gjendjes kritike, ai u transferua në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi Manol Çepele, është shoqëruar nga policia për hetime të mëtejshme. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:25, kur automjeti i drejtuar nga Çepele përplasi motomjetin që drejtohej nga i riu Hatija, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier. Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
“Rreth orës 13:25, në aksin rrugor "Fier-Vajkan", shtetasi M. Ç., duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.
Si pasojë e përplasjes 21-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. Ç., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.